Tezja e nxënëses rreh mësuesen në Memaliaj, mbesa iu ankua se ishte bullizuar dhe dhunuar

11 April 2023, 18:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tezja e nxënëses rreh mësuesen në Memaliaj, mbesa iu ankua
Shkolla 9 vjeçare 'Nimete Progonati'

Një mësuese në shkollën 9 vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj të Gjirokastrës është dhunuar nga tezja e një nxënësi në klasën e tretë.

Sipas detajeve, tezja kishte shkuar të merrte mbesën e saj pasi mbaroi mësimin por kjo e fundit ka pretenduar se është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja me inicialet M.H.

Pas të qarave të mbesës së saj e cila ankohej se mësuesja e kishte dhunuar, tezja e saj e identifikuar si S.K ka shkuar tek mësuesja me të cilën ka pasur një debat të ndezur që degjeneroi në përdorimin e dhunës.

U desh ndërhyrja e stafit të shkollës për të ndalur përplasjen mes tyre. Ndërkohë vetë mësuesja ka shkuar në polici ku ka bërë denoncimin për dhunën e ushtruar ndaj saj nga S.K. për shkak të detyrës.


Video