'Plaç atje…ik budallicë'/ Infermieret rrahën të moshuarën, mjeku abuzoi me 5-vjeçaren (RASTET)

27 November 2022, 16:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Plaç atje…ik budallicë'/ Infermieret rrahën

Më pak se një muaj, Kosova është tronditur nga dy raste ku infermiere apo mjek, kanë keqtrajtuar qytetarë në nevojë. Fillimisht ishte rasti në qendrën “Orenda” në Pejë ku infermieret e rrahën një të moshuar, kurse sot një rast i ngjashëm ndodhi në Gjilan. Atje logopedi Iljasa Fazliu abuzonte me një vajzë 5-vjeçare me autizëm.

Logopedi Iljasa Fazliu po dyshohet se është përfshirë në një keqtrajtim të një të mitureje në Gjilan. Një vajzë 5-vjeçare me autizëm, po dyshohet se është abuzuar psiqikisht nga Fazliu, gjatë një seance në klinikën private të këtij të fundit.

Gjithçka për këtë skandal e ka zbardhur një hulumtim i gazetës Insajderi. Këta të fundit kanë publikuar një audio-inçizim që dëshmonte për ofendimet, sjelljet e papranueshme dhe abuzimin që logopei Iljasa Fazliu ia bënte vajzës së mitur.

Në videon e publikuar ka gjuhë të papranueshme nga logopedi Fazliu, i cili në muajin shtator ishte emëruar si shef i shërbimit të logopedisë në QKUK.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”. Me këto fjalë i drejtohet logopedi vajzës 5-vjeçare me autizëm.

Përveç mjekut, në video dëgjohet edhe një tjetër punëtore e ordinancës ku në një moment i drejtohet vajzës 5-vjeçare duke e quajtuar “rriqën”.

Skandali bëhet më i madh pasi Insajderi ka raportuar se nëna e vajzës, i ka paguar pikërisht këto ditë 250 euro, në mënyrë që vajza e saj të bëjë disa seanca tek ky logoped.

Pasi i kanë dëgjuar incizimet, familjarët e vajzës së mitur e kanë sulmuar fizikisht logopedin Iljasa Fazliu. Si pasojë, janë arrestuar dy persona, përderisa i arrestuar ka përfunduar edhe mjeku.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


Video