FOTO/ Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare

27 November 2022, 13:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare
Dua Lipa dhe Bajram Begaj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë zyrtarisht shtetësinë shqiptare.

Ajo është pritur ditën e sotme në Presidencë nga kreu i shtetit, Bajram Begaj, ku dhe i është dorëzuar shtetësia. Begaj ka vlerësuar talentin e Duas, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje  të kauzave sociale.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Presidenti Begaj.

Kujtojmë se Dua Lipa do të mbajë më 28 nentor një koncert falas në Tiranë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.



Video