Laboratori i kokainës në Fier: Makinës së Gjolenës iu vendos përgjues, çfarë bisedoi me anëtarët e grupit

26 November 2022, 21:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Laboratori i kokainës në Fier: Makinës së Gjolenës iu
Laboratori i kokainës në Fier: Makinës së Gjolenës iu vendos përgjues

Përgjimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan rolin e 11 personave të përfshirë në trafikimin e 430 kg kokainë që mbërritën në Shqipëri nga Kolumbia e fshehur në plehun kimik.

Burime nga SPAK konfirmuan se hetuesit kanë vendosur përgjues në mjetin në pronësi të Nikolin Gjolenës që cilësohet edhe si financues i grupit kriminal.

Nga bisedat e regjistruara rezulton se, 34-vjeçari Gjolena flet me anëtarët e tjerë të grupit për fitimet monetare që do të siguronin nga sasia e kokainës.

Ndërkohë që sipas hetuesve Viktor dhe Zenel Çervanaku kanë siguruar ambientin dhe nëpërmjet hapjes së një shoqërie private, bënë edhe porosinë e 26 ton pleh kimik për të kamufluar trafikun e kokainës.

Përgjimet dhe ndjekjet sipas Prokurorisë kanë treguar se të hetuarit e tjerë kanë bashkëvepruar për lëvizjen dhe sigurimin e lëndës narkotike.

Edhe pse Prokuroria thotë se ka të dokumentuar aktivitetin kriminal, të hetuarit pretenduan se ata nuk janë të lidhur me trafikun e drogës. Nikolin Gjolena nëpërmjet avokatit i tha Gjykatës së nuk ka asnjë lidhje dhe malli është porositur nga persona të tjerë.

Nga ana tjetër mbrojtja e familjes Çervanaku dhe te hetuarit e tjerë i thanë gjykatës së nuk ka asnjë akt ekspertimi për sasinë e kokainës mes plehut kimik, nëse është apo jo, duke mohuar të kenë porositur atë.

Në dosjen hetimore thuhet se nga përgjimet dhe vëzhgimet ambientale është konstatuar edhe prania e dy shtetasve kolumbianë, të cilët dyshohet të jenë futur në Shqipëri ilegalisht. Të dy ata dyshohet se ata do të kryenin procesin e ndarjes së kokainës nga plehu kimik.


Video