Pjesë e bandës së drogës në gjimnaze/ Merr fund pas 1 muaji arratia për Arlinda Ramën, kapet në Rinas

25 April 2023, 12:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pjesë e bandës së drogës në gjimnaze/ Merr fund pas 1
Arrestimet

Policia ka kapur një prej të shpallurve në kërkim në kuadër të operacionit "Harta", ku u goditën dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga është vënë 28-vjeçarja Arlinda Rama, e cila është arrestuar pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit. 

"Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim." thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Rreth 1 muaji më parë, blutë e kryeqytetit arrestuan 20 persona dhe shpallën në kërkim 4 të tjerë, teksa tani mbeten edhe 3 të tjerë ende në kërkim nga uniformat blu.

Anëtarët e grupeve kishin kodet e tyre të komunikimit për të mos rënë në sy, jo vetëm në komunikimet verbale  por edhe në celular. Disa nga kodet që ata përdornin ishin vëllai i madh, vëllai i vogël dhe pluhur zane referuar kokainës apo seqe referuar kanabisit që korrespondojnë me lëndën narkotike që ata shpërndanin. Vëllai i madh dhe vëllai i vogël lidhet me sasinë e kokainës që do të shpërndahej nga personat e përfshirë. 


Video