EMRAT/ I dogjën makinën 28-vjeçares në Korçë, arrestohen 2 autorët, më parë e kishin kërcënuar në telefon

25 April 2023, 11:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ I dogjën makinën 28-vjeçares në Korçë,
Foto ilustruese

Dy ditë më parë, një automjet u dogj gjatë natës në Korçë dhe policia fillimisht tha se ngjarja ishte aksidentale, por pas hetimeve ka rezultuar se zjarr vënia ka qenë e qëllimshme.

Policia ka arrestuar dy autorët e kësaj ngjarje, shtesit: Romeo Basholli, 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë dhe Gentjan Çipi, 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të rinjtë janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip "Volkswagen", në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj.

Autoritet policore bëjnë me dije se nga hetimet e kryera rezulton se Gentjan Çipi, në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit 28-vjeçaren.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Romeo Basholli, uniformat blu kanë gjetur një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur Romeo Basholli, në këtë ngjarje.

Policia njofton se vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.


Video