Pothuajse në të njëjtën orë kur kishte seancën për klientin e tij Erion Veliajn, Plarent Ndreca ishte edhe gjykimin e tij. Çështja ku Ndreca është marrë i pandehur për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, u shty pasi ai u paraqit në Apelin e Posaçëm si mbrojtës i zgjedhur nga kryebashkiaku socialist i Tiranës.
Sot Apeli shqyrton çështjen e afateve të paraburgimit të Veliajt.
Teksa në seancë nuk ishte i pranishëm as avokati i Ndrecës, Ermal Yzeiraj, seanca u shty për në datën 19 maj, ora 9.00.
Ish- ligjvënësi socialist akuzohet për periudhën 2019 – 2020, kur Ndreca në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, dyshohet se ka përfituar nga tenderi i rikonstruksionit të katër komisariateve në vend.
Ai u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që pas auditimit të bërë, konstatoi fryrje të kostos reale të prokurimit publik, që përfshinte komisariatin e Mirditës, komisariatin, nr 4 të kryeqytetit, atë të Vlorës e Pogradecit.