Përplasje mes të pandehurit dhe prokurorit të SPAK: Më ke futur në burg pa prova!

19 February 2026, 12:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasje mes të pandehurit dhe prokurorit të SPAK: Më ke
Behar Dibra/ Asllan Plaku

Pa nisur gjykimi për çështjen “Plumbi i Artë”, mësohet se në sallën e gjyqit ku ndodhen avokatët, prokurorët e të pandehurit, ka patur një përplasje.

I pandehuri Asllan Plaku ka shpërthyer me akuza ndaj prokurorit të çështjes, Behar Dibra.

Plaku pretendon se është i sëmurë dhe ai ka përfunduar në burg pa pasur asnjë provë ndaj tij.

“Behar Dibra, më ke futur në burg pa prova. Jam i sëmurë dhe jam këtu nga hetimi yt i dobët, s’më ka futur në burg Nuredin Dumani, se ai nuk ka rrëfyer asgjë, por ti“, deklaroi Plaku.

Përplasja ndodhi në sallën e GJKKO përpara fillimit të seancës, e cila mësohet se nuk kishte nisur ende pasi trupa gjykues ndodhet në një çështje tjetër gjyqësore.

Ndërsa mësohet se avokatët, prokurorët dhe të pandehurit ndodhen në sallë në pritje të nisjes së seancës.

Kujtojmë se në lidhje me këtë dosje priten të gjykohen një sërë akzuahs që rëndëojnë mbi Adria Uzuni, Agron Qoli, Altin Doci, Asllan Plaku, Besian Xhixha, Enver Diva, Erion Alibej, Fatos Gosa, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Petrit Qoli, Skerdi Tasi dhe Xhuljan Hoxha.

Në mesin e tyre, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë bashkëpunaur me drejtësinë dhe kanë dësdhmuar duke hedhur dritë mbi shumë vepritmari kriminale.

Nga ana tjetër kujtojmë se i burgosuri Altin Ndoci arriti të arratisej nga spitali i Durrësit, ku po merrte kurim.


Video