Zbulohet një tjetër ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen dy gra nga Kazakistani!

19 February 2026, 09:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet një tjetër ‘fole’ prostitucioni në
Kazakistani

Dy vajza nga Kazakistani janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit në një apartament të marrë me qira në rrugën “Don Bosko”.

Në kuadër të operacionit të koduar “Foleja 5”, blutë e kryeqytetit thonë se vunë në pranga shtetaset M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.


Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 4 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video