Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Tiranës ka lokalizuar dhe ka vënë në pranga shoferin e kamionit, që një ditë më parë përplasi për vdekje Oligert Dikën, apo siç njihej ndryshe “Olsi polici”, një personazh i njohur në Tik Tok.
Ngjarja e rëndë ndodhi te rruga “Kastriotët”, ku 32-vjeçari u përplas teksa ishte te vijat e bardha.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin O. D., 32 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia e kryeqytetit.