Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 24-vjeçar me inicialet A.T, pasi përplasi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
24 vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” pasi në rrugën “Shahin Doçi”, ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin.

Vajza ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.