SPAK e mori të pandehur, pritet pezullimi i anëtarit të KPA, Ardian Hajdari

31 January 2022, 09:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SPAK e mori të pandehur, pritet pezullimi i anëtarit të KPA,

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka njoftuar zyrtarisht Kolegjin e Posaçëm të Apelimit se ka marrë të pandehur anëtarin Ardian Hajdari. Tashmë sipas Kushtetutës dhe ligjit KPA duhet të marrë në shyrtim pezullimin e anëtarit të saj Hajdari.

4 ditë më parë SPAK mori të pandehur një tjetër anëtar të KPA, duke i komunikuar akuzat për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie.

Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Tani në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kanë mbetur vetëm 5 anëtarë. e.a/voxnews


Video