Përplasen dy makina pranë Drilonit, plagosen 4 persona

1 June 2024, 20:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen dy makina pranë Drilonit, plagosen 4 persona
Foto ilustruese

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Pogradec-Drilon.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti i drejtuar nga N.S. është përplasur me një makinë që drejtohej nga N.M. Për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 drejtuesit dhe dy pasagjerë në makinat e aksidentuara.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video