Zbulohet parcela me kanabis në Selenicë, në kërkim 30-vjeçari

1 June 2024, 19:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet parcela me kanabis në Selenicë, në kërkim
Zbulohet parcela me kanabis në Selenicë, në kërkim 30-vjeçari

Policia e Vlorës raporton se ka zbuluar një parcelë me kanabis sativa në zonën e fshatit Hadëraj në Selenicë.

Bimët narkotike u gjetën në një zonë të pyllëzuar, teksa ato dyshohet se janë mbjellë nga 30-vjeçari me inicialet A.C. i cili u shpall në kërkim.

Pas verifikimeve në parcelë numëroheshin 334 rrënjë kanabis, të cilat u asgjësuan me djegie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Video