Përplasen 3 makina, 6 të plagosur në aksin Pogradec-Qafë Thanë

1 January 2024, 11:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen 3 makina, 6 të plagosur në aksin Pogradec-Qafë
Foto ilustruese

Tre makina janë përplasur në një aksident rrugor në aksin Qafë Thanë-Pogradec.

Policia thotë se 6 persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.

Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Video