Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka mbërritur në Himarë, ku do të marrë pjesë në varrimin e gjyshes së tij.
Beleri ka mbërritur në Himarë i shoqëruar nga oficerët e policisë, i veshur me të zeza, me pranga në duar dhe me syze.
Edhe pse në varrim ka qenë disa qytetarë që kanë pritur me brohoritma kryebashkiakun.
Beleri mori leje të posaçme nga Prokuroria e Posaçme për 6 orë për të marrë pjesë në varrimin e gjyshes së tij të ndjerë.
Leje e posaçme jepet vetëm për raste vdekjesh, arsye shëndetësore dhe provime.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota.
Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.
Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.