Përmbytet rruga kryesore e Laçit, shiu vështirëson kalimin edhe në autostradën e Thumanës

22 November 2024, 17:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbytet rruga kryesore e Laçit, shiu vështirëson kalimin
Përmbytje në Laç

Gjatë orëve të pasdites është rritur intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë territorin e Qarkut Lezhë.

Shiu i dendur ka krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve përgjatë autostradës Lezhë-Thumanë.

Gjithashtu është përmbytur rruga kryesore e qytetit të Laçit, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Moti i keq vijon të jetë prezent dhe policia u apelon drejtuesëve të mjeteve që të lëvizin me kujdes, për të shmangur aksidentet.


Video