Gjendet një person i pajetë brenda banesës në Fier

22 November 2024, 16:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet një person i pajetë brenda banesës në Fier

Një trup i pajetë është gjetur brenda banesës në katin e 8-të të një pallati në lagjen 8 Shkurti në Fier.

Pasi komshinjtë kanë lajmëruar policinë se i moshuari rreth të 80-ve, i cili banonte i vetëm, kishte humbur kontaktet me familjarët, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe shërbimet zjarrfikëse.

I moshuari është gjetur pa shenja jete dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.


Video