Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Qyteti i Durrësit duket më i prekuri nga reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit.
Situata në qytetin bregdetar duket e rënduar teksa uji ka vërshuar në dhjetra rrugë, duke e bërë të vështirë apo gati të pamundur qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.
Më problematike janë akset rrugore të Lagjes Nr.18, zona afër stadiumit “Niko Dovana”, në qendër të qytetit etj. Situatë e rënduar është edhe në rrugën “Taulantia”, në Lagjen Nr.1.