Përmbyset zetori në Gramsh, humbet jetën 60-vjeçari

6 March 2023, 08:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbyset zetori në Gramsh, humbet jetën 60-vjeçari
Pamje nga aksidenti

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Gramsh, pasi i është përmbysur zetori që po drejtonte.

Sipas policisë në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin bujqësor tip 'Zetor', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 


Video