40-vjeçarja tenton të mbytet në liqenin e Pogradecit, e shpëtojnë banorët

5 March 2023, 19:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
40-vjeçarja tenton të mbytet në liqenin e Pogradecit, e
Hidhet nga ura, banorët shpëtojnë 40-vjeçaren në Pogradec

Një 40-vjeçare nga qyteti i Pogradecit ka tentuar të vetëmbytet në liqenin e Pogradecit.

Burime pranë policisë lokale bëjnë me dije se pasditen e sotme 40-vjeçarja me inicialet S.K. është hedhur në ujë, por për fatin e mirë një grup qytetarësh ka reaguar duke e nxjerrë nga ujërat e liqenit të Ohrit.

40-vjeçarja sipas të njëjtave burime ndodhet në spitali e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se kohë më parë është divorcuar me bashkëshortin me të cilin kishte edhe një fëmijë, të cilin gjykata e Pogradecit ja ka lënë në kujdestari bashkëjetuesit të saj, i cili nga ana tjetër kishte edhe dy fëmijë nga martesa e parë.

Fakti që gjykata i la fëmijën bashkëshortit ka shkaktuar një tronditje të thellë psikologjike tek 40-vjeçarja e cila ditën e sotme ka vendosur t’i japë fund jetës së saj.

Nga ana e policisë bëhet me dije se S.K. punon në sektorin e pastrimit pranë bashkisë së Pogradecit.

Grupi i hetimit mësohet të ketë marrë në pyetje ish-bashkëshortin e saj për të sqaruar më shumë rrethanat e kësaj ngjarje.


Video