Shpërthim me tritol jashtë zyrave të OSHEE në Shkodër

5 March 2023, 09:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthim me tritol jashtë zyrave të OSHEE në Shkodër

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër, në oborrin e zyrave të OSHEE-së.

Nga informacionet e para mësohet se janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSH EE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video