Përgjaken karnavalet në Greqi, dy të rinjtë shqiptarë plagosin një 25-vjeçar!

18 March 2024, 12:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përgjaken karnavalet në Greqi, dy të rinjtë shqiptarë

Një sherr brutal është regjistruar në Rodos të Greqisë.

Pas konfliktit verbal, të rinjtë kanë përshkallëzuar sherrin në përdorimin e thikave.

Si pasojë e ngjarjes është plagosur një 25-vjeçar. Autorët dyshohet se, janë dy të rinj me origjinë nga Shqipëria.

Në fillim ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por më pas situata ka agravuar në plagosje.

Si pasojë e sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë, i plagosuri nuk është identifikuar ende, njoftojnë mediat greke.

Dy shqiptarët ende të paidentifikuar janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit.


Video