Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale

21 March 2025, 08:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupenzë të Bulqizës, ku një xhami është përfshirë nga flakët duke u djegur në një pjesë të madhe të saj.

Sipas burimeve, zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga objekti fetar.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar origjinën e flakëve.


Video