Vrasja e Kasmit në Itali, dënohet me 20 vite burg shqiptari

20 March 2025, 19:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Kasmit në Itali, dënohet me 20 vite burg shqiptari
NË FOTO NGA E MAJTA: VIKTIMA KASEM KASMI DHE AUTORI MIKEA ZAKA

Mikea Zaka, autori i vrasjes së Kasem Kasmit dhe plagosjes së tre personave të tjerë është dënuar nga gjykata italiane. Drejtësia i dha 20 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi 30 vite burg për Zakën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet me një të tretën.

Zaka akuzohej se qëlloi të paktën gjashtë herë me një pistoletë që e mbante pa leje duke vrarë Kasem Kasmin. Të plagosur mbetën vëllai i viktimës, E. Kasmi dhe vëllezërit K. e A. Hidraliu.

Zaka u dorëzua vetë në polici mbrëmjen e 9 Marsit 2024 duke pranuar krimin. Fillimisht ai u shpreh se arsyeja e krimit ishte një vajzë. Megjithatë ky version nuk bindi hetuesit.

Ngjarja në fjalë tronditi komunitetin në Frosinone pasi ndodhi në një lokal që ishte i populluar me njerëz./tvklan.al


Video