Pas një kohe të gjatë, janë rikthyer vdekjet nga virusi SarsCov2 në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije autoritet shëndetësore, të cilat raportojnë se për shkak të virusit ka ndërruar jetë një 85-vjeçar nga Tirana.
Gjithashtu, bëhet me dije se në 24 orët e fundit, nga 333 testime 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin SarsCov2, më konkretisht 6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë dhe nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos dhe Lushnje.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë
Statistika ( 18 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 333
Testime totale 2,036,968
Raste pozitive 333,390
Raste të shëruara 329,653
Raste Aktive 140
Humbje jete 3,597
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 109
Fier 11
Shkodër. 6
Vlorë 6
Berat. 4
Durrës. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Gjirokastër. 1