Pak ditë pasi u caktuan në mbledhjen e kryesisë, 12 drejtuesit politik të Partisë Demokratike do të mblidhen sot në seli.
Gjatë takimit, kryetari i PD, Sali Berisha nga arresti i shtëpisë do të mbajë edhe fjalën e tij nëpërmjet një video konferencë siç ka bërë edhe më parë.
"Në orën 17.00 në selinë e PD, salla "Pjetër Arbnori" do të zhvillohet takim me drejtuesit politikë të PD ku do të ketë fjalën e tij Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha" njofton PD.
Lista e drejtuesve politikë të PD-së:
Tiranë - Belind Këlliçi
Durrës -Oerd Bylykbashi
Lezhë - Agron Gjekmarkaj
Shkodër - Luan Baçi
Fier - Gazment Bardhi
Kukës - Flamur Hoxha
Dibër - Xhelal Mziu
Elbasan - Ervin Salianji
Korçë - Ivi Kaso
Berat - Eno Bozdo
Vlorë - Bujar Leskaj
Gjirokastër - Tritan Shehu