Paralajmërimi i ekspertit të sigurisë, Karamuço: Janë vendosur kamera të sofistikuara në rrugë, identifikojnë gjithçka

24 February 2023, 22:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paralajmërimi i ekspertit të sigurisë, Karamuço: Janë
Ervin Karamuço

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuco ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes, pasi nga 1 janari janë instaluar kamera të sofistikuara, sidomos në Tiranë.

Ai u shpreh në “Zonë e Lirë” se këto kamera  nuk mund të shihen dot, por identifikojnë gjithçka.

“Nga 1 janari të kenë shumë kujdes, janë vendosur kamera të sofistikuara të Policisë së Shtetit, sidomos në Tiranë. Disa prej tyre nuk shihen dot, por ato identifikojnë gjithcka. Shumica e krimeve në Tiranë janë kryer me makina me targa të vjedhura.”, u shpreh Karamuço.


Video