VIDEO/ Momenti kur tufa e ujqërve sulmon kopenë e deleve në Myzeqe, rrëmbejnë 12 krerë

24 February 2023, 20:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Momenti kur tufa e ujqërve sulmon kopenë e deleve në
Ujqërit dhe delet

Blegtorët në fshatrat Myzeqesë po ndihen të rrezikuar, janë të shumtë stanet me të imta që ditët e fundit janë bërë prehë e grabitqarëve.

Tufa me ujq që dalin nga pylli sulmojnë stanet,mbytin dhe grabitin bagëtitë e fermerëve edhe kur ato janë në kullota.

Tch ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë ku duket një tufë me ujq duke sulmuar bagëtitë. Sali Duzha, 64-vjeçari qe ka ngritur biznesin e tij në fushat e Darzezës shprehet se bagëtitë janë sulmuar disa herë brenda pak muajve.

Duzha tregon se vetëm brenda një nate tufa e ujqërve që vepronte si një ushtri e mirëorganizuar pasi ka eleminuar qentë e stanit kanë vrarë rreth 30 shpendë e më pas janë futur në stallën e deleve dhe kanë rrëmbyer 12 krerë dele dhe qengja të vegjël.

Edhe më parë kopetë e bagëtive në këto zona janë sulmuar nga egërsira, ndërsa dy vitet e fundit ky fenomen sa vjen edhe shtohet. Jenë të shumtë stanet që janë sulmuar tregon Duzha, dhjetëra krerë me bagëti në këtë zonë kanë rënë prehë e egërsirave.

Blegtori bën thirrje për ndihmë pasi ujqit janë shtuar shumë, dhe tani rrezikojnë jo vetëm bagëtitë, por edhe jetën e banorëve që punojnë dhe jetojnë në fushat afër pyllit.


Video