Parakalim i gabuar dhe shmangie e një tragjedie tjetër? Si Klaudia u përpoq t'i shpëtonte aksidentit në Berat (Video)

28 June 2022, 10:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parakalim i gabuar dhe shmangie e një tragjedie tjetër? Si Klaudia u
Klaudia Xhaferaj

Ditën e djeshme Klaudia Xhaferajt së bashku me djalin e saj 6-vjeç u është ndërprerë jeta në mes, si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mesditën e djeshme në qendër të qytetit të Beratit. E reja, sapo kishte marrë djalin e saj nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi, por për fat të keq makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në lumin Osum.

Në videon e mëposhtme shihet momenti i aksidentit, ku dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga e reja. Kjo  pasi makina  tip "ML" me targa AA 515 CA me të cilën po udhëtonte e reja, ka hyrë në parakalim, e në tentativë për të shmangur kamionin ka devijuar, duke përfunduar në lumin Osum, pa frenuar aspak. 

Video e marrë nga Abc:

Detaji tjetër që vihet re është se 25 vjeçarja është përpjekur të shmangë edhe një tragjedi tjetër pasi pas kamionit ishte një makinë tip "Benz", të cilën vajza u përpoq ta shmangte. Tani duhet të presim ekspertizën për zbardhjen e ngjarjes e cila përfundoi në një tragjedi ku humbën jetën nënë e bir.

Ndërkohë eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe vlerëson se shpejtësia e mjetit që ra dje në lumin Osum me pasojë vdekjen e dy personave ishte normale, por i gjithë problemi qëndron tek cilësia e dobët e barrierës mbrojtëse.

“Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore.

Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike.

Sa e preku me, cepin, iku i gjithë. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria, kjo është Rilindja. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra”, tha eksperti.

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 dhe kanë qenë qytetarët të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për t’u dhënë ndihmën e parë, por për fat të keq kjo tentativë ka rezultuar e dështuar pasi nënën dhe djalin i nxorën nga makina pa shenja jete. Rreth 30 minuta, qytetarët kanë bërë të pamundurën që të shpëtojnë nënën dhe djalin, por pa rezultat.

Ata kanë thyer xhamin e makinës duke nxjerrë trupin e fëmijës, dhe më pas ndërhynë për të nxjerrë edhe nënën, por për fat të keq nuk dhanë asnjë shenjë jetë. Bashkëshorti dhe babai i djalit, ishte emigrant në Angli, por kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në vendlindje.

VoxNews

 


Video