PAMJET / Arrestohen dy prej autorëve të dyshuar të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

29 May 2024, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJET / Arrestohen dy prej autorëve të dyshuar të dhunës
Avokati Sokol Mëngjesi / Arrestimi i një prej të dyshuarve

Dy prej autorëve të dyshuar të sulmit brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi janë arrestuar nga policia në Tiranë.

Voxnews.al ka siguruar pamjet e shoqërimit të njërit prej tyre në policinë e Tiranës ku pritet të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se ishin tre persona që e sulmuan avokatin Mëngjesi, ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pak çaste pasi la djalin në çerdhe.

Ata e kanë qëlluar me sende të forta si doreza metalike dhe shufra hekuri duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë.

Sakaq, mësohet se avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i çështjes së Inceneratorit të Tiranës, por që më herët ka qenë edhe avokat në çështjen e shtetasit turk Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrim me kriptomonedha, është në gjendje kritike shëndetësore dhe ndodhet në intubim.


Video