
Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa ditë më parë në një fshat të Dibrës.
Mësohet se disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkaqe banale, pas përfundimit të një dasme në zonë.
Si pasojë e sherrit, ka mbetur i plagosur rëndë një i ri, i cili është në spitalin e Bulqizës. Ai ka marrë lëndime të forta në kokë dhe siç shihet nga fotoja dhe videoja është i larë në gjak.
Dëshmitari që ka dërguar videon e cila është publikuar nga JOQ, shprehet se dhunuesit enden të lirë dhe policia nuk ka pasur një reagim për ngjarjen. Ai shpreson se pas publikimit policia do të marrë masa dhe të sqarojë njëherë e mirë ngjarjen.
Sipas tij, konflikti ka nisur për arsye banale mes disa djemve të dy fshatrave. I riu që shihet i dëmtuar është goditur me shufa hekuri dhe me dërrasa.
Klikoni linkun për të parë videon: