Operacion i madh anti-drogë në Vlorë / Goditet grupi nga "Fushë-Kuqe", kapen KATËR gomone me kokainë, heroinë dhe kanabis

15 August 2023, 21:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacion i madh anti-drogë në Vlorë / Goditet grupi nga
Foto ilustruese: Gomone me drogë


Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar sot në Vlorë, ku raportohet se është sekuestruar një sasi e madhe droge.

Sipas informacioneve paraprake, nga operacioni ndërkombëtar në bashkëpunim me policinë italiane, janë sekuestruar katër gomone të ngarkuara me kokainë, heroinë dhe kanabis.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se përgjegjës për këtë rrjet trafiku është një grup me bazë në me bazë në Fushë-Kuqe të Kurbinit, të cilët shkëmbenin kanabisin me heroinën dhe kokainë.

Sipas raportimeve, trafikantët kanë arrirut të djegin një prej gomoneve kur kanë pikasur se është afruar policia.

Të paktën 10 persona raportohet se janë shoqëruar në polici. Operacioni është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane.


Video