Pamje apokaliptike nga zjarri në Himarë: Flakët u afrohen shtëpive dhe hoteleve (VIDEO)

4 September 2026, 22:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje apokaliptike nga zjarri në Himarë: Flakët u afrohen
Pamje apokaliptike nga zjarri në Himarë

Është përkeqësuar situata nga zjarri në Himarë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes “1 Maji”. Si pasojë, një banesë u dogj totalisht. Janë djegur po ashtu edhe sipërfaqet me pemëtari, që ndodhen në këtë zonë.

Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.

Disa banesa dhe hotele janë rrethuar nga zjarri, ndërsa kërkohet ndërhyrje nga ajri. “Situata është tepër e rëndë. Disa banesa dhe hotele janë rrethuar nga zjarret. Kërkohet ndërhyrje nga ajri. Flakët po vijnë në qytet”, ankohet një banor i Himarës.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Himarës janë angazhuar ekipe nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi.

Terreni i vështirë dhe errësira po e komplikojnë ndërhyrjen e forcave në terren, ndërsa autoritetet po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll dhe mbrojtjen e banesave dhe pronave që ndodhen në zonë.

Ndërkohë Vox News sjell disa video nga situata e zjarreve në Himarë.

 

 


Video