Paketë ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama prezanton masat: Arkitektët subjekt i ligjit, s’ka ujë dhe drita në ndërtesë pa certifikatën e përdorimit

3 October 2025, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paketë ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama prezanton masat:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për shtyp nga Kryeministria me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Ai ka njoftuar masat që do të merren në lidhje me dhënien fund të ndërhyrjeve të paligjshme në territor, ndërsa përsëriti edhe një herë se arkitektët do të ngarkohen me përgjegjësi për çdo devijimin nga zbatimi i projektit.

Rama gjithashtu ka njoftuar si risi edhe formalizimin e mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla të detajuara për institucionet përpara çdo nisje punimi.
Ai ka paralajmëruar dhe futjen më në proces të punës së ndërtimeve dhe të arkitektëve.

“Kjo konferencë ka një vlerë të posaçme për këtë moment të rrugës tonë. Ka një vlerë të posaçme për të njohur publikun me të gjitha aspektet e masave që qeveria ka ndërmarrë dhe që një pjesë e tyre kanë marrë fuqi ligjore. Një pjesë tjetër do të dalin për konsultim publik, pasi lidhen me kodin penal.

Tërësia e këtyre masave lidhet me atë që e kam paralajmëruar, domosdoshmërinë e ngritjes në një nivel tjetër për ministrat, për t’i dhënë fund ndërhyrjeve të paligjshme në të gjithë territorin. Kjo është një qasje 360 gradë që shtrihet në të gjitha drejtimet e konstatuara problematike.

Kam bindjen se do të na japë rezultate të konsiderueshme pasi krijon kushtet për një disiplinim të mëtejshëm të procesit të ndërtimit. Jo vetëm ndërtimet pa leje, por dhe ato me leje që rëndon bëhen shkak për njerëzit që paguajnë për të blerë një shtëpi dhe hasin pengesa.

Duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore, përmes përfshirjes së detyrueshme të arkitektit në zbatimin e punimeve. Kjo do të thotë se për shkak se arkitektët janë nën trysni nga ndërtuesit dhe nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime në procesin e ndërtimeve. E kthejnë arkitektin në subjekt të ligjit.

Më tutje është përcaktimi i fazave të kontrollit. Edhe ky është një aspekt që ka çaluar shumë deri sot. Më tutje është forcimi i mekanizmave të kontrollit duke përcaktuar 6 faza të detyrueshme.

Pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës. Kemi shtuar dhe detyrimin që uji dhe dritat të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit.

Nuk do të lejohet më të që merren njerëzit, të futen nëpër apartamente pa u pajisur me hipotekën. Futen në apratmanet me shtëpinë që e kanë paguar, por nuk janë pronarë me letra. Një gjë e papranueshme. E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë, që nga arkitekti deri te agjencia e zhvillimit të territorit apo bashkitë", tha ai.


Video