Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK i komunikon akuzën kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës Kristian Shkreli

3 October 2025, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK i komunikon akuzën kryebashkiakut
Kristian Shkreli

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur sot në SPAK, ku i është komunikuar akuza për korrupsion zgjedhor.

Shkrelit i ka mbërritur fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme. 

Pas dyshimeve se ka blerë vota në favor të PSD-së së Tom Doshit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Shkrelit iu sekuestrua celulari në maj me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll.

Në kuadër të hetimit për korrupsion zgjedhor, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

Bashkë me Shkrelin të dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë.

Kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër të kritikave të Kryeministrit Rama, i cili një javë para votimeve iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta Kristian”.


Video