'Ore ke pirë ti', dy të rinjtë futen kundravajtje në autostradën Tiranë-Durrës: E kemi me timon anglez (Video)

18 October 2023, 12:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Ore ke pirë ti', dy të rinjtë futen kundravajtje

'Lojërat' në akset rrugore të vendit tonë duket se po kthehen në zakon, e teksa Policia Rrugore bën thirrje për përgjegjësi nga ana e shoferëve, këta të fundit nuk shfaqin asnë lloj interesi. 

Në një video që është publikuar së fundmi, shihet sesi një makinë futet në drejtim të kundër në autostradën Tiranë-Durrës (kundravajtje) duke rrezikuar jetën e tyre por edhe të shoferëve të tjerë të cilët po udhëtojnë në drejtim të tyre.

Ky veprim është marrë si shaka nga ana e shoferit dhe pasagjerit në krahë pasi dëgjohen të thonë:


"Mos jemi kundra vajtje këtej ne! E kemi me timon anglez! Ore ke pirë ti, ore mbaje ore ku vete". 


Video