Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç

18 October 2023, 08:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë mëngjes në Lezhë. Një automjet ka përplasur një këmbësor në aksin Lezhë-Laç dhe si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Lezhë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.


Video