Porti i Vlorës pa energji elektrike, bllokohen për orë të tëra pasagjerët

17 October 2023, 16:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Porti i Vlorës pa energji elektrike, bllokohen për orë të
Porti i Vlorës / Foto ilustruese

Ndërpreja e energjisë elektrike ka bërë që pasagjerët të mbeten të bllokuar në portin e Vlorës për shkak se sistemi TIMS nuk punon.

Që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në portin e Vlorës mungon energjia elektrike çka ka penguar punën në terminal.

Disa minuta më parë ka nisur regjistrimi i pasagjerëve në mënyrë manuale.

Trageti që zakonisht niset në orën 14:00 do të niset disa orë me vonesë.


Video