Operacioni i SPAK, edhe dy të arrestuar në Spanjë dhe Itali (EMRAT)

17 May 2024, 20:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacioni i SPAK, edhe dy të arrestuar në Spanjë dhe Itali
Pamje nga operacioni i SPAK

Dy shqiptarë janë arrestuar, njëri në Spanjë dhe tjetri në Itali, në kuadër të mega-operacionit të SPAK për prangosjen e emrave të njohur të botës së krimit.

Voxneës.al mëson se në Itali është arrestuar shtetasi Arjan Tuku. Ndërsa në Spanjë është arrestuar Denis Meta. Ky i fundit rezulton i arrestuar me drogë dhe armë në vitin 2018 gjatë një operacioni në atë kohë në Durrës.

Mbetet ende e paqartë se cilat janë akuzat e SPAK ndaj tyre.

Kujtojmë se SPAK ka lëshuar 48 urdhër arreste, mes të cilëve janë edhe tre zyrtarë policorë si dhe emra të njohur të botës së krimit si Lulzim Berisha, vëllezërit Bami, vëllezërit Duka, ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, familjarë të deputetit të PS, Eduart Ndreca e të tjerë.

22 urdhër-arrestet e SPAK të zbardhur deri tani:

1. Leonard Duka - Tiranë

2. Erlis Duka - Tiranë

3. Astrit Avdylaj - Shijak

4. Altin Avdylaj - Shijak

5. Valter Bami - Krujë

6. Durim Bami - Krujë

7. Endrit Dokle - Durrës

8. Plarent Dervishaj - Durrës

9. Arben Ndoka, ish-deputeti i PS - Lezhë 

10. Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka - Lezhë 

11. Fatmir Hyseni alias 'Doçja' - Vlore

12. Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit - Fushë Krujë

13. Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca - Lezhë

14. Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca

15. Miri Bruli- Shkodër

16. Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë

17. Ergert Mitri - Polic, ish-drejtori i policisë Lezhe

18. Klodian Shahini - ish punonjës policie kufitare

19. Altin Morina - Ish efektiv i RENEA-s

20. Marklen Haka

22. Arjan Tuku

23. Denis Meta


Video