Kryebashkiakja e Durrësit del pas dy orësh nga SPAK, Sako: Do ruaj sekretin hetimor

17 May 2024, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryebashkiakja e Durrësit del pas dy orësh nga SPAK, Sako: Do ruaj
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se dy orësh marrje në pyetje.

Ndonëse Sako është denoncuar disa herë nga opozita për afera me tenderat e Bashkisë, mbetet e paqartë se për çfarë është pyetur konkretisht.

Në përfundim të marrjes në pyetje në SPAK, Sako nuk ka pranuar të japë shpjegime për mediat, duke thënë se do të ruajë sekretin hetimor.


Video