Operacion anti-drogë në Vlorë, sekuestrohet rreth 400 kg kanabis gati për trafikim

12 December 2023, 08:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Operacion anti-drogë në Vlorë, sekuestrohet rreth 400 kg kanabis

Një operacion anti-drogë është zhvilluar gjatë natës nga policia në Vlorë. Mësohet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, lëndë e cila ishte gati për trafikim.

Lënda narkotike po transportohej me një fugon, i cili është bllokuar nga policia. Kanabisi ka qenë i presuar dhe gati për t'u trafikuar.

Ende nuk ka një reagim zyrtar, ndërsa policia pritet të dalë në një komunikatë për mediat.


Video