Fredi Beleri nuk betohet! GJKKO rrëzon kërkesën për leje, "e humbet" Vangjel Dule: Mjerë demokracia dhe drejtësia tonë

11 December 2023, 17:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fredi Beleri nuk betohet! GJKKO rrëzon kërkesën për leje,
Fredi Beleri dhe Vangjel Dule

Fredi Beleri nuk do të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë sot në seancën e Gjykatës së Posaçme pas kërkesës së Belerit.

Kështu Beleri do të vijojë të qëndrojë pas hekurave me akuzën e rëndë të korrupsionit zgjedhor, pasi dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit u kap në flagrancë me prova filmike dhe audio regjistrime duke ofruar shuma të mëdha parash kundrejt blerjes së votave.

Në përfundim të seancës në GJKKO, ka reaguar i revoltuar deputeti Vangjel Dule, ndërsa me ovacione është pritur vendimi nga dhjetra përfaqësues të organizatës OMONIA të cilët sot kanë protestuar para SPAK.

“Është për të shprehur keqardhjen për republikën tonë, për demokracinë tonë, për drejtësinë tonë. Kjo u paralajmërua nga Edi Rama. Kjo nuk është veç se një muzikë, orkestrimin e të cilës e bën vetëm një person, Edi Rama.

Çështja është 1 dhe e vetme, zoti Rama kërkon me çdokush të mbajë ë krye të bashkisë së Himarës një person që qytetarët nuk e kanë votuar, për të vazhduar me aferat korruptive. Kjo nuk është një ndërhyrje në punët e drejtësisë, është një mendim që çdo qytetar ka të drejtë të shprehë”, deklaroi Dule për kamerat.


Video