Nxënësit e “Mehmet Akif” protestojnë para Ministrisë së Arsimit kundër vendimit për mbylljen e shkollës

26 September 2022, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nxënësit e “Mehmet Akif” protestojnë para
Protesta

Nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria pak ditë më parë, me arsyen se nuk plotësonte standardet, kanë dalë në protestë para ministrisë së arsimit.

Ata kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e kolegjit privat dhe nga Ministria kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

“Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anuloni mbylljen e ‘Mehmet Akif’”, kanë thënë nxënësit para ministrisë. 


Video