Nis sot shpërndarja e teksteve falas në shkolla

1 September 2023, 08:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis sot shpërndarja e teksteve falas në shkolla
Foto ilustruese

Sot nis shpërndarja e teksteve shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të cilët pajisen me libra falas. Këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj falas pa qenë nevoja që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor.

‘Mirëmëngjes dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare - ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t'i kenë librat falas me një përdorim - si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.


Video