Nis gjyqi për shpifje ndaj Gazment Bardhit, deputeti i PD nuk shkon në gjykatë

21 January 2025, 12:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis gjyqi për shpifje ndaj Gazment Bardhit, deputeti i PD nuk shkon në
Edmond Sulaj dhe Gazment Bardhi

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca e dytë gjyqësore në çështjen e padisë për shpifje të ngritur nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sula, kundër deputetit Gazment Bardhi. Vetë Bardhi nuk është i pranishëm në seancë por përfaqësohet nga avokatët e tij, ndërsa ish-drejtori Sula ndodhet në seancë.

Në nisje të seancës avokati i Edmond Sulës u shpreh se klienti i tij nuk kërkon dëmshpërblim por vetëm dënimin e Bardhit, pasi i ka dëmtuar imazhin për shkak të fyerjes së bërë botërisht. 

'Deklaroj se tërhiqen nga kerkesa për dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, por kërkojnë vetëm dënimin e të akuzuarit Gazmend Bardhi për veprat penale të fyerjes dhe shpifjes së bërë botërisht', thotë avokati.

Padia ka si objekt deklaratat e bëra nga Bardhi gjatë një interpelance më 12 shtator 2024, ku ai pretendoi se Edmond Sula ishte emëruar nga grupe të strukturuara kriminale dhe u shërbente atyre. Këto deklarata u transmetuan gjerësisht në media dhe, sipas mbrojtjes së Sulës, kanë dëmtuar rëndë karrierën e tij 28-vjeçare në polici, si dhe kanë shkaktuar pasoja negative për familjen e tij.

Seanca e sotme pritet të vazhdojë me shqyrtimin e provave dhe dëgjimin e palëve të përfshira në këtë çështje.


Video