Eni Vasili në krye të RTSH-së?

21 January 2025, 11:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eni Vasili në krye të RTSH-së?
Radio Televizioni Shqiptar/ Eni Vasili

Teksa kanë kaluar disa muaj nga dorëheqja e Alfred Pezës, Radio Televizioni Shqiptar vijon të mbetet pa drejtues.

Së fundmi ky institucion ka hapur garën për kandidatët që duan të konkurrojnë për postin drejtues të tij.

VoxNews ka siguruar një listë me emrat e kandidatëve, e cila po qarkullon orët e fundit për t’u konkretizuar në ditët në vijim.

Lista përmban emra gazetarësh dhe emrash të njohur të medias, ku mes tyre renditet edhe moderatorja e emisionit “Open” në News 24, Eni Vasili.

Lista:

1 – Kliton Rama

2 – Laureta Roshi

3 – Jetmir Shpuza

4 – Ermal Hoxha

5 – Floriana Paskali

6 – Flamur Buçpapaj

7 – Harilla Koçi

8 – Enrik Mehmeti

9 – Eni Vasili

10 – Aurora Polo


Video