
Mbi 600 ankesa janë depozitituar pranë Inspektoriatit të Punës nga punonjës të pakënaqur me trajtimin në punë gjatë vitit që lam pas.
Referuar raportit zyrtar të këtij institucionit, numri më i lartë i ankesave të depozituara rezulton nga punëmarrës që punojnë në subjektet të cilat zhvillojnë aktivitetin ekonomik në qarkun Tiranë, kjo edhe për faktin e përqëndrimit të lartë të bizneseve në këtë qark.
Dhe problematika më e madhe vihet re në ndërmarrjet prodhuese me 150 inspektime në të cilat janë konstatuar dhe 66 punemarrës informal dhe në tregti hotel bar- restorante me 132 ankesa ku janë konstatuar dhe 35 punëmarrës informal.
Por për çfarë ankohen më së shumti punonjësit në Shqipëri? Raporti citon se 32.7% e arsyes së denoncimit lidhet me cënim të marrëdhënieve të punës ku përfshihen , mospagesë për punë të kryer ne ditët e festave zyrtare, për punë të kryer në orë shtesë, dhënie page jo nëpërmjet sistemit bankar dhe moslidhje kontrate pune.
14.3% e arsyes së denoncimit lidhet me mospagesë e pagave të prapambetura. 8.9% e arsyes së denoncimit lidhet me mospagesë të kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Në të gjitha rastet ku është konstatuar si shkelje subjektit rast pas rasti i është kaluar për kompetenc tatimeve si organ kompetent për mbledhjen me forcë të tyre. 2.95% e arsyes së denoncimit lidhet me punësimi të paligjshëm pra punësim informal.
1.8% e arsyes së denoncimit lidhet me ndërprerje të marrëdhënieve të punës; 1.4 % e ankesave lidhet me mosnjoftim aksidenti në punë, 3.5% e arsyes së denoncimit lidhet me kushte të pasigurta pune;
3.9% e arsyes së denoncimit lidhet me mos pagesë të raporteve mjekësore të cilat janë zgjidhur dhe në rastet kur kanë qënë kompetence e ISSH është deleguar për kompetencë dhe 0.4% e arsyes së denoncimit lidhet me trajtim jo të barabartë në vendin e punës dhe diskriminim.