Nga Blendi Salaj tek Kozeta Sevrani, kush do të jenë 5 anëtarët e rinj të INSTAT-it (LISTA)

17 March 2023, 18:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Blendi Salaj tek Kozeta Sevrani, kush do të jenë 5
INSTAT

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar dhe 5 emrat që do t'i propozohen Kuvendit për bordin e Këshillit të Statistikave (ISNTAT).

Mes emrave bie në sy ai i Adrian Kamenicës, i cili u shkarkuar pak muaj më parë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Elora Kokalari, e cila është këshilltare e kryeministrit, pedagogia e fakultetit ekonomik Kozeta Sevrasni, e cila në zgjedhjet e fundit garoi për rekotore të Universitetit të Tiranës, pedagogun e Universitetit Bujqësor Edvin Zhllima, si dhe gazetari Blendi Salaj.

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN KUVENDIT PËR EMËRIMIN E DISA ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Propozimin Kuvendit për emërimin e disa anëtarëve të Këshillit të Statistikave, si më poshtë vijon:

a) Z. Adrian Kamenica, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;
b) Znj. Elora Kokalari, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;
c) Znj. Kozeta Sevrani, përfaqësuese e botës akademike;
ç) Z. Edvin Zhllima, përfaqësues i shoqërisë civile;
d) Z. Blendi Salaj, përfaqësues i medias.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA


Video