KOMENTE seksi*te/ U tallën në “WhatsApp” me 18-vjeçaren e humbur, AMP nis hetimin ndaj shefave të Tiranës

17 March 2023, 15:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

KOMENTE seksi*te/ U tallën në “WhatsApp” me

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur procedurat disiplinore ndaj shefave të komisariatit në Tiranë dhe punonjësve të tjerë, për komunikime joetike në grupin e punës në aplikacionin “WhastApp”.

Bëhet fjalë për disa biseda që u publikuan në rrjetet sociale, ku pretendohet se shefat Rustem Dervishi, Petrit Hala dhe punonjës të tjerë tallen me rastin e një vajze të mitur që është raportuar e humbur.

Njoftimi i AMP:

Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në grupet e komunikimit.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.


Video